Kosova është rikthyer te fitoret në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2020.
Dardanët kanë fituar tre pikë pas shkëlqimit në fushë ku në fund rezultati ishte 2-0 në të mirë të djelmoshave tanë.
Futbollistët tanë patën paraqitjen më të mirë deri më tani, ku krijuan jashtëzakonisht shumë raste shënimi dhe ia pamundësuan malazezëve të jenë të rrezikshëm.
Telegrafi si gjithmonë sjell prapaskenat e ndeshjeve të Kosovës ku në ndeshjen e djeshme kishte të shumta.
Fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti ishte për herë të parë në stadium dhe duket se i ka sjell fat Kosovës, ndërsa nuk munguan as fërkimet në fushë dhe në tribuna.
Albin Kurti injoron tribunën VIP, ulet në lindje së bashku me tifozët
Kosovarët e votuan shumë, më shumë se gjithë kandidatët tjerë për deputet dhe Albin Kurti me partinë e tij është fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit. Vetëm një javë më vonë, Kurti mbajti premtimin e dhënë dhe u shfaq në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në përkrahje të Kosovës, por që nuk preferoi të ulej në tribunën VIP, duke shkuar në Lindje së bashku me tifozët tjerë. Nuk kanë munguar ‘selfiet’ e tifozëve me ‘kryeministrin në ardhje’. Ardhja e tij në stadium i solli fat Kosovës, që bëri ndeshjen më të bukur deri më tani në këto eliminatore.
Vërshëllehet himni i Malit të Zi
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), kishte bërë kërkesë që mos të vërshëllehet himni i Malit të Zi. Kjo kërkesë e FFK-së nuk iu kishte lënë përshtypje tifozëve, pasi me të filluar himni i malazezëve ai është vërshëllyer nga gjithë stadiumi.
Foto e përbashkët e dy ekipeve kombëtare
Para fillimit të ndeshjes dy ekipet kombëtare bënë një foto të përbashkët për lojë të ndershme.
Koreografia fantastike e Dardanëve me mbishkrimin ‘Besa Besë’
Pak para fillimit të ndeshjes, grupi i tifozëve Dardanët shpalosën një koreografi fantastike 3D. Në të ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi si dhe mbishkrimin ‘Besa Besë’.
Rashkaj del në nxehje vetëm pas dy minutash
Të gjithë në stadium mbetën të befasuar ku vetëm pas dy minutash lojë Anel Rashkaj u urdhërua nga trajneri Challandes të del në nxehje rreth fushës. Gjithsesi Rashkaj u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 82-të.
Zënkë qysh në minutën e shtatë të ndeshjes
Vetëm pas shtatë minutash lojë ishte zënka e parë në fushë mes futbollistëve, ku e nisën Vedat Muriqi dhe Vladimir Jovovic e ku pastaj u përfshinë të gjithë lojtarët, vetëm Herolind Shala qëndroi në mes të fushës duke mos rrezikuar të ndëshkohet.
Përleshje e madhe në tribuna, gjithçka nisi pasi kosovarët tentuan t’ia marrin transparentin tifozëve malazez
Një përleshje e madhe ndodhi në jug të stadiumit, ku ishin të vendosur rreth 150 tifozë serbo-malazez, pasi besohet se shumë nga ta ishin me nacionalitet serb. Gjithçka nisi pasi tifozët kosovarë tentuan t’ia merrnin transparentin malazezëve. Përleshja ishte mes dy palë tifozëve, por edhe mes mysafirëve dhe sigurimit të stadiumit.
Hyrja e Policisë së Kosovës elektrizon tifozët
Pas përleshjes mes tifozëve, në stadium u futën edhe forcat speciale të Policisë së Kosovës duke rrethuar tifozët malazez. Me tu futur në stadium PK, ata janë duartrokitur shumë nga i gjithë stadiumi.
Tifozët mysafirë nuk dëgjoheshin në asnjë moment
Sa herë që tifozët malazez merrnin iniciativë të këndonin në mbështetje të përfaqësueses së tyre, i gjithë stadiumi i vërshëllente duke bërë që thirrjet e tyre të mos dëgjoheshin fare.
Celina dhe Kololli tani ekzekutues të gjuajtjeve të lira dhe kornerëve
Bernard Challandes kishte thënë në konferencë se ka një listë të lojtarëve të cilët do të ekzekutojnë penalltitë e mundshme dhe faullet. Përderisa më parë Valon Berisha nuk e lejonte askënd të afrohej te topi në ndërprerje, në ndeshjen ndaj Malit të Zi, kornerët dhe gjuajtjet e lira ekzekutoheshin nga Celina dhe Kololli.
Duartrokitet Fatos Beqiraj në dy raste
Fatos Beqiraj nuk ishte titullar çuditërisht në këtë takim, por në minutën e 46 u inkuadrua në lojë. Pas një dueli me Fidan Alitin, sulmuesi pejan i Malit të Zi lëshoi për pak fushën i lënduar. Me tu larguar nga fusha ai është duartrokitur nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit. Të njëjtën gjë e bënë tifozët edhe në fundin e ndeshjes.
Aro Muric e gjuan përtej gjysmës topin me duar
Portieri Arijanet Muric në dy raste e ka gjuajtur nga zona e tij përtej gjysmës topin me dorë. Kjo gjë i pëlqente tifozëve të cilët në kor thërrisnin emrin e tij dhe e duartrokitën.
Rashica elektrizon stadiumin me veprimin e tij
Milot Rashica ka dhuruar spektakël edhe pse nuk shënoi gol. Anësori vushtrrias në minutat e fundit ia futi mes këmbëve topin mbrojtësit Maurisic duke elektrizuar stadiumin.
136 tifozë kishin mbetur pa u futur në stadium
Stadiumi Fadil Vokrri ka një kapacitet prej 12,630 ulëseve, por që në këtë sfidë munguan 136 tifozë. Në stadium u lajmërua se numri i saktë i tifozëve ishte 12,494 tifozë dhe këta 136 që munguan ishin nga pjesa e tifozëve malazez.
Rrahmani mbron skuadrën si kapiten i vërtetë
Amir Rrahmani është kapiten i Kosovës dhe shiritin po e mbanë me plot përgjegjësi. Sa herë që kishte ndonjë zënkë në fushë, Rrahmani vraponte për t’i dalë në ndihmë lojtarëve të tij. Amiri ka treguar se është një lider i vërtet dhe bashkëpunues me gjithë ekipin pa dallim.
Challandes qorton Vojvodën pas zëvendësimit
Mërgim Vojvoda u largua nga loja dy minuta para fundit të ndeshjes, por që u qortua nga trajneri Bernard Challandes sapo lëshoi fushën. Zvicerani e qortoi Vojvodën për zënkën që kishte në fund me kundërshtarët dhe kartonin e verdhë që mori e që ishte i shmangshëm. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Aksident i rëndë në Gjermani mes tri veturave, humbin jetën shtatë persona – gjashtë prej tyre digjen brenda mjeteve

Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë dehen masivisht, kanë gjithnjë e më shumë vdekje për shkak të alkoolit

Kievi pretendon se 262 atletë ukrainas janë vrarë nga rusët

Drejtuesit e Real Madridit i ofrojnë fanellën legjendare me numër 7, Vinicius Jr befason me përgjigjen

Nuk dha ndonjë shfaqje për mbamendje, por Joshua shton me miliona euro pasurinë pas fitores ndaj Franklin

Joshua mposht me lehtësi Franklinin dhe i dërgon mesazhe të forta Furyt e Wilderit: Jam i gatshëm për përballjen me ju

Çmenduria e PSG-së për kontratën e Messit - një çek mbi tavolinë

Pique flet për transferimin e Messit te Barcelona

Kryetari i Tottenhamit, Levy i ofroi Contes transferimin e Ronaldos

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë