LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Angli: Sheikë të pranishëm, nervoza e Challandes me Zhegrovën, largimi i ‘tifozëve’, duartrokitjet për anglezët dhe Abraham e Maguire gëzojnë me fanella tifozët e Kosovës

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Angli: Sheikë të pranishëm, nervoza e Challandes me Zhegrovën, largimi i ‘tifozëve’, duartrokitjet për anglezët dhe Abraham e Maguire gëzojnë me fanella tifozët e Kosovës

Kosova është mposhtur nga Anglia në ndeshjen e fundit për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Dardanët pësuan humbje me rezultat të thellë 0-4, në takimin që më shumë ishte miqësorë për faktin se të dyja skuadrat ishin pa objektiva.


Anglezët janë pritur në mënyrë fantastike në Kosovë, nga tifozët dhe gjithë qytetarët kosovarë.

Telegrafi si gjithmonë sjell për ju prapaskenat e ndeshjes, ku kishte ndër më të çuditshmet.

Sa shumë të akredituar, shumë gazetarë të sportit në shtëpi, shumë njerëz që skan lidhje me gazetari në stadium

Vazhdon e njëjta gjë nga Federata e Futbollit të Kosovës sa i përket akreditimeve, duke injoruar shumë gazetarë sportivë me karrierë të gjatë dhe duke akredituar persona që nuk kanë lidhje me gazetari apo gazetarë të politikës, ekonomisë apo edhe prezentues/e që fatkeqësisht nuk e kanë vendin në atë pjesë, por që falë lidhjeve të mira që kanë me persona të FFK-së marrin një akreditim.

Anglezët në fushë për nxehje, duartrokitjet në fillim

Me tu futur futbollistët e Kombëtares së Anglisë në fushë për nxehje, publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ u ngritën në këmbë duke duartrokitur futbollistët miq.

Lojtarët e lënduar të Kosovës me leje speciale për të qenë të pranishëm në ‘Fadil Vokrri’

Futbollistët e lënduar të Kosovës ishin të pranishëm në këtë takim, ata kishin marrë leje speciale nga klubet e tyre. Përderisa Herolind Shala kishte vendosur të qëndronte i grumbulluar, në stadium ishin edhe Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli e Mirlind Kryeziu. Mungoi vetëm Vedat Muriqi që është rikthyer në Turqi për rehabilitim.

Koreografia fantastike e Dardanëve dhe flamujt anglezë në gjithë stadiumin

Tifo grupi i Kosovës, Dardanët kishin përgatitur një koreografi të mrekullueshme për këtë takim. Mirë se vini dhe Respekt ishte e shkruar në koreografinë ku ishin dy flamujt dhe dy duar, kundër racizmit. Gjithashtu në gjithë stadiumin tifozët kishin në duar flamujt anglez gjatë intonimit të himnit anglez ku në fund u duartrokit gjatë nga tifozët e pranishëm.

(Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sheik të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Si asnjëherë më parë deri më tani, në ndeshjen ndaj Anglisë në tribunën VIP kishte edhe sheik.

Nuk dihet se për çfarë arsyeje ishin të pranishëm, por në stadium qarkullonin fjalë se ishin njerëz të pronarëve të Manchester Cityt.

Ronaldinho? Jo faleminderit, e kemi Mërgim Vojvodën

Mërgim Vojvoda është një mbrojtës i djathtë, por ndonjëherë din të bëjë çudira me topin. Ai këtë gjë e bëri edhe në ndeshjen ndaj Anglisë, ku la të shtangur yjet Harry Kane dhe Callum Hudson-Odoi.

Mbrojtësi drenicas në rrjetet sociale ka marrë epitetin ‘Ronaldinho’ nga tifozët kosovarë.

View this post on Instagram

Ronaldinho? Jo, jo 🤭, është @mergimvojvoda27 #TelegrafiSport #Vojvoda #Kosovo #England #KOSENG

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on Nov 17, 2019 at 9:35am PST

Pankarta të shumta në stadium

Tifozët e pranishëm në stadium kishin me vete shumë pankarta në shenjë falënderimi për anglezët. ‘Racizmi nuk ka vend në Kosovë, shtëpia jonë është shtëpi e mikut tonë. Mirësevini e dashura Angli’, ishte njëra nga pankartat.

Ndërkohë një tifozë kishte vendosur që të provonte fatin për ta marrë fanellën e Marcus Rashford ose Harry Kane. Ai kishte në pankartë në duar ku kërkonte nga dy sulmuesit fanellën, por në fund mbeti i dëshpëruar.

Aro preciz, goditja e tij përfundoi në tunelin e stadiumit

Ishte minuta e 75-të e ndeshjes kur Aro Muric doli nga zona e 16 metërshit për ta larguar një top të rrezikshëm. E goditja e portierit tonë ishte mjaftë precize, pasi topi u fut në tunelin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ gjë që solli të qeshura tek tifozët.

Challandes nervozohet me Zhegrovën

Anglezët shënuan golin e dytë në minutën e 79-të, por dy minuta më vonë Edon Zhegrova bëri një gabim.

Ylli kosovar afër vijës fundore e mbajti topin pa nevojë duke e humbur atë dhe anglezët dolën në rast shënimi. Kjo gjë e nervozoi përzgjedhësin Bernard Challandes që shpërtheu me bërtima në drejtim të Edonit.

Nuk ishin Dardanë të vërtetë, tifozët u larguan nga stadiumi pesë minuta para fundit të ndeshjes

Shumë adhurues të futbollit dhe tifozë të flaktë të Përfaqësueses kishin mbetur jashtë stadiumit pasi nuk kishin mundur të pajisen me një biletë. Biletat ishin shpërndarë ‘me të njohshëm’, ndërsa në stadium kishte të pranishëm që nuk kanë lidhje me futbollin. ‘Tifozët’ që nuk ishin Dardanë të vërtetë pesë minuta para fundit lëshuan stadiumin duke mos qëndruar deri në fund për t’i duartrokitur dhe falënderuar lojtarët e Kosovës për ndeshjet fantastike që i zhvilluan në këto eliminatore.

Tammy Abraham dhe Harry Maguire i dhuruan tifozëve kosovarë fanellat e tyre

Në përfundim të ndeshjes, dy tifozë kosovarë ishin me fat pasi pranuan fanella të lojtarëve anglez. Fillimisht sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham ia dhuroi një tifozi në perëndim fanellën e tij dhe të njëjtën gjë e bëri edhe Harry Maguire.

Qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në botë sapo e pa një tifoz me fanellën e Manchester United ia gjuajti fanellën e tij.

Kololli fitoi fanellën e Rashford, anglezi nuk e pranoi atë të kosovarit

Shumë futbollistë në fund ndërruan fanellat, ndërsa në sy ra ai i sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford.

Yllit të Djajve të Kuq iu kërkua nga Benjamin Kololli t’i shkëmbenin fanellat, derisa Rashford ia dha të vetën, por nuk e pranoi të mbrojtësit anësor tonën.

Duartrokiten dy ekipet kombëtare në përfundim të ndeshjes

Dy ekipet kombëtare në fund të takimin janë duartrokitur nga tifozët kosovarë dhe ata anglezë. Dardanët për paraqitjen e jashtëzakonshme në këto eliminatore, ndërsa anglezët për lojën e treguar.

FALEMINDERIT

Në fund të ndeshjes u shfaq edhe një baner gjigant në Lindje e shkruar ‘Faleminderit’ në drejtim të futbollistëve të Kosovës. Nuk munguan edhe thirrjet nga tifozët ‘Faleminderit, Faleminderit’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori