LAJMI I FUNDIT:

Pozitë e opozitë me këndvështrime të ndryshme për qeverisjen e deritanishme të Përparim Ramës

Pozitë e opozitë me këndvështrime të ndryshme për qeverisjen e deritanishme të Përparim Ramës

Është mbajtur diskutimi për problemet e Prishtinës. pozita e opozita me këndvështrime të ndryshme për punën e kryetarit Përparim Rama.

Asamblisti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Rukiqi, ka folur për qeverisjen re ku ka thënë se në Komunën e Prishtinës ka ndryshuar mendësia e qeverisjes.


Ai e pranon se është në dijeni  për  problemet e kryeqytetit, por sipas tij ata janë duke punuar që të ndryshojnë këtë gjendje pasi “të gjithë drejtorët janë profesionistë’.

“Menjëherë kemi filluar punën me përkushtim, ku me të shkuar drejtori i Infrastrukturës e ka marrë për ta shtyrë para projektin e Rrugës A, derisa brenda 40 ditësh projekti i rrugës “Muharrem Fejza” do të përfundojë ”, ka thënë Rukiqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Teksa ai ka thënë se të enjten do të zhvillohet takim me banorët e Rrugës B, për problemet e tyre në objektin e Komunës së re.

Driton Rukiqi

Ndërsa Gëzimi Sveçla asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se, fillimi i punës se kryetarit të ri të Prishtinës, është dëshpërues.

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur pritshmëri nga kryetari aktual sepse siç ka thënë e kanë ditur se nuk mund t’i realizojë ato projekte.

Sveçla ka thënë se Përparim Rama, kishte thënë, se nuk e kishte ditur sa llugë është Prishtina.

Sveçla ka thënë se “asnjë nga 206 premtimet e Ramës nuk është realizuar”.

Tutje ai  ka bërë disa llogari për mandatin katër vjeçar të Përparimi Ramës, “ janë 1 mijë dite të punës, që i bie  për realizimin 206 premtimeve i që për çdo 5 ditë të realizohet një premtim”.

Gëzim Sveçla

Ndërsa asamblesiti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bahri Gashi, ka thënë se ka shumë probleme në asamblenë e Prishtinës ku sipas tij, ka pasur vetëm fjalë.

Gashi ka shtuar, ”se Rruga A është vetëm 1 km edhe nuk zgjidh asnjë problem pa u përfunduar komplet”.

Bahri Gashi

Sipas tij testimi i unazës për herën e dytë ka qenë një vendim amatoresk pasi nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e parë.

Asamblesiti nga NISMA, Endrit Zabërgja,  ka thënë se ai ka garuar që të lobojë për rininë dhe e kishte mbështetur Përparim Ramën, që të bëhet kryetar por sipas tij gjerat tani kanë ndryshuar.

“Ndryshimi i madhë uroj që të mos jetë mashtrim i madh për qytetarët e Prishtinës”,  ka thënë Zabërgja.

Endrit Zabërgja

Ai ka thënë se Kryetari Prishtinës “më shumë sheh ëndrra se sa kryen punë konkrete”.

“Përparim Rama është duke futur në kaos institucional Prishtinën, jo vetëm sipas meje, por edhe sipas matjeve të ndryshme që bëhen për ta vlerësuar punën e Komunës”, ka thënë ai.

Zabërgja ka ironizuar duke thënë se “nëse moti i mirë shihet në mëngjes, me kryetarin Rama moti do na marrë si në Londër me shi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori