LAJMI I FUNDIT:

Postonte fotografi të mahnitshme, shtëpinë e la shumë të papastër dhe pa ia paguar qiranë (Video)

Postonte fotografi të mahnitshme, shtëpinë e la shumë të papastër dhe pa ia paguar qiranë (Video)

Kayla Jenkins është yll në Instagram dhe YouTube ku ka qindra mijëra ndjekës, por që shtëpinë e marrë me qira, e la të mbushur me mbeturina dhe jashtëqitje qeni. Sipas pronarëve, ajo u la borxh mijëra euro qira të pa paguar.

Paul dhe Paula Hopwood që ia lëshuan me qira pronën në Prestwich, regjion në periferi të Mançesterit të Anglisë, vlogeres që njihet në internet si Okaylaaa, pretendojnë se ajo shkaktoi dëme që arrijnë deri në dhjetë mijë euro, andaj po kërkojnë që çështjen ta dërgojnë në gjykatë, transmeton Telegrafi.


Me tu larguar 24-vjeçarja, pronarët kanë hyrë brenda bashkë me kamerat televizive dhe shfaqën në një emision, dyshemenë dhe shkallët e dëmtuara, jashtëqitjet e qenve dhe urinimin në perde, si dhe shumë pjesë të goditura me mjete të rënda.

“Sapo kemi hyrë, ndjehej era e rëndë, pastaj pamë se gjithçka është dëmtuar. Më dhemb shpirti, që më është shkatërruar prona”, ka thënë Paula.

Në anën tjetër, menaxheri i Jenkis ka thënë se këto janë pretendime të rrejshme vetëm për emision, pasi shtëpia është pastruar prej nënës së saj, para se ajo të largohej.

Vlogerja që ka 600 mijë ndjekës në YouTube dhe 100 mijë të tjera në Instagram, është tërhequr për një kohë nga jeta viturale, pasi është nën tretman shkaku i depresionit dhe anktheve.

Pritet që ky rast të dërgohet në gjykatë dhe të hetohet nëse shtëpia është zhytur prej pronarëve, apo ka të bëjë me pakujdesinë e saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori