LAJMI I FUNDIT:

Postimi emocionues nga Newell’s Old Boys që bëhet viral në rrjetet sociale pas festës së Messit me fanellën e Maradonës: Shkruani ju, sepse unë nuk mundem

Postimi emocionues nga Newell’s Old Boys që bëhet viral në rrjetet sociale pas festës së Messit me fanellën e Maradonës: Shkruani ju, sepse unë nuk mundem

Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur ndaj Osassunës, por festa e tij ishte madhështore.

Gjeniu argjentinas e hoqi fanellën e tij duke festuar me fanellën e skuadrës së tij të qytetit Newell’s Old Boys, fanellën e fundit që ishte mbajtur vesh nga legjendar Diego Maradona në sezonin 1993/1994.


Messi golin ia dedikoi bashkëkombësit të tij i cili ditë më parë ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Festa e argjentinasit ishte unike dhe thjesht një gjest i madh nga Messi, gjest që u duartrokit nga gjithë bota e futbollit.

Sigurisht që nga festa e Messit kanë mbetur të kënaqur të gjithë në Argjentinë, por më së shumti krenar janë ndier klubi i fundit i Maradonës dhe i pari i Messit, Newell’s Old Boys.

Ky klub ka shpërndarë festën e Messit në rrjetet sociale dhe postimi i tyre është bërë viral.

“Vendosni ju fjalët, sepse unë nuk mundem”, ka shkruar faqja zyrtare e Newll’s Old Boys duke ia bashkangjitur edhe dy foto nga festa e Messit.

Kaq ka mjaftuar që postimi i tyre të bëhet viral në rrjetet sociale.

Vlen të theksohet se Newll’s Old Boys publikisht i ka kërkuar më parë Messit që karrierën ta përfundojë tek ky klub dhe një gjë të tillë as Messi nuk e ka mohuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori