LAJMI I FUNDIT:

Pos pozitës së zëvendëskryeministrit dhe tri ministrive, Abazoviq kërkon edhe Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi

Pos pozitës së zëvendëskryeministrit dhe tri ministrive, Abazoviq kërkon edhe Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi

Presidenti i grupit parlamentar, URA dhe bartësi i listës “E bardha në të zezë” në zgjedhjet parlamentare, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka asnjë diskutim në lidhje me sektorin e sigurisë dhe kjo përfshin edhe Ministrinë e Brendshme.

Ai këmbënguli që sektori i sigurisë tu përket atyre në shpërndarjen e portofoleve në pushtet, transmeton Telegrafi.


Zdravko Krivokapiq, mandatari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, grupit parlamentar URA i ofroi pozicionin e zëvendëskryeministrit për luftën kundër korrupsionit dhe koordinimin e sektorit të sigurisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Bujqësisë si dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.

“Koncepti i një qeverie eksperte është zgjidhja më e mirë dhe ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj asaj ideje. Nuk ka asnjë diskutim në lidhje me sektorin e sigurisë dhe kjo përfshin edhe Ministrinë e Brendshme. Ne u përmbahemi marrëveshjeve dhe respektimit të parimeve. Ne nuk do të lejojmë asnjë lojë me baste për interesat kombëtare të Malit të Zi”, shkroi në llogarinë personale në Twitter, Abazoviq.

Mbrëmë, mandatari i ofroi Koalicionit për të Ardhmen nëntë ministri dhe një pozicion të zëvendëskryeministrit si dhe Ministrinë e Brendshme, Ekonomisë, Planifikimi Hapësinor, Trafikut, Arsimi, Shëndetësia, Shkenca, Sporti dhe Administrata Publike.

Ndryshe, Abazoviq një muaj më parë deklaroi se koalicioni nuk ka kërkesa të veçanta, por se pret që “njerëz jo seriozë” të mos jenë në sektorët që lidhen me sigurinë kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori