LAJMI I FUNDIT:

Portugalia zbardh tri top prioritetet të presidencës së BE-së

Portugalia zbardh tri top prioritetet të presidencës së BE-së

Presidenca e Portugalisë e Këshillit të Bashkimit Evropian filloi të martën me një vizitë të Presidentit të Këshillit, Charles Michel në Lisbonë.

Kryeministri portugez, Antonio Costa tha pas takimit në një konferencë të përbashkët shtypi se kishte biseduar me Michelin kryesisht për “tre përparësitë kryesore” të presidencës gjashtë-mujore të Këshillit, raporton lepoint.


Këto përparësi janë: rimëkëmbja ekonomike pas krizës së coronavirusit, zgjerimi i rrjetit të mbështetjes sociale dhe forcimi i autonomisë strategjike të BE-së, transmeton Telegrafi.

“Pas punës së shkëlqyeshme të presidencës gjermane, është koha për të vepruar për të siguruar një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, tha Costa.

Në fillim të vitit, Gjermania i dorëzoi presidencën gjashtë-mujore Portugalisë. Ky rikuperim do të bazohet në dy shtylla kryesore: ndryshimi i klimës dhe ndryshimi dixhital.

Costa, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2015, është i përkushtuar për të promovuar investime në arsim dhe inovacion, veçanërisht në mënyrë që faza e re e tranzicionit “të jetë një mundësi për të gjithë dhe askush të mos mbetet pas”.

Ai theksoi se nuk do të kishte rimëkëmbje ekonomike pa vaksinim masiv. Portugezi mbrojti vendimin për të blerë vaksina për të 27 vendet e BE-së përmes Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori