LAJMI I FUNDIT:

Portugalia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave pas dramës ndaj Meksikës (Video)

Portugalia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave pas dramës ndaj Meksikës (Video)

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë apo medaljen e bronztë ndaj Meksikës në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”, ndeshje e cila ishte dramë në veti, ku fituesi u caktua vetëm në vazhdime. 

Portugalia është treguar e matur në takimin e vështirë ndaj Meksikës, duke treguar forcën e tyre të vërtetë, pasi u kthyen nga disavantazhi dhe në fund fituan ndeshjen dhe medaljen e bronztë.


Pjesa e parë e takimit i takoi në përgjithësi portugezëve, të cilët patën disa raste të mira për të kaluar në epërsi.

Penalltia e Silvas u prit nga Ochoa

Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte penalltia e humbur nga Andre Silva në minutën e 16 të ndeshjes dhe kështu kjo pjesë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, të dy kombëtaret krijuan raste të mira, por golin e gjetën vetëm meksikanët të cilët në minutën e 54 kaluan në epërsi pas autogolit të shënuar nga mbrojtësi Neto.

Harkimi i Chicharitos e ‘detyroi’ Neton të shënoi autogol

Në vazhdim, Portugalia u hedh me të gjitha forcat në sulm duke tentuar të gjej medoemos golin e barazimit, por atë e gjeti vetëm në minutat shtesë me anë të kapitenit Pepe, i cili shënoi gol të bukur për 1-1 pas asistimit të Ricardo Quaresmas dhe me barazim përfundoi koha e rregullt.

Festa e Pepes pas golit të barazimit

Në vazhdimet prej 15 minutave ishte përsëri Portugalia më kërkuese dhe e gjeti golin e epërsisë në minutën 104, ku ishte Adrien Silva, i cili shënoi nga penalltia për 2-1 dhe ky gol ishte i fitores dhe rezultatit përfundimtar duke bërë që Portugalia në fund t’i gëzohet këtij triumfi në Kupën  e Konfederatave, duke rrëmbyer medaljen e bronztë.

Për dallim nga Adrea, Adrien ishte i saktë nga penalltia!

Në vazhdimin e dytë, të dy kombëtaret mbeten me nga një futbollist më pak, pasi fillimisht ishte Nelson Semedo (106′) i Portugalisë dhe pastaj Raul Jimenez (112′) për Meksikën që u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Ndryshe, finalja e Kupës se Konfederatave zhvillohet nga ora 20:00, ku do të takohen Gjermania dhe Kili. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori