LAJMI I FUNDIT:

Portieri prishtinas do të sprovohet nga tre herë kampionët e Zvicrës

Portieri prishtinas do të sprovohet nga tre herë kampionët e Zvicrës

Portieri i FC Prishtina, Alban Muqiqi, do të ketë sprovë pesë ditore në skuadrës e elitës së futbollit të Zvicrës, FC Lugano.

Skuadra, tre herë kampione dhe tre herë fituese e Kupës së Zvicrës, udhëhiqet nga trajneri me famë botërore, çeku, Zdenek Zeman.


Skuadra zvicerane është duke luftuar për ekzistencë dhe është në kërkim të portierit.

Alban Muqiqi, është fëmijë i FC Prishtina. Ka përfunduar të gjitha grupmoshat e skuadrës ku me të gjithat është shpallë kampione. Po ashtu, Muqiqi ka kaluar në të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës.

Portieri, 20 vjeçar, me skuadrën e Prishtinës, si portier rezervë i dy portierëve, Kushtrim Mushica dhe Flamur Neziri, në edicionin 2012/13 ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, titull, kupë dhe superkupë.

Muqiqi, në prova te skuadra zvicerane do të jetë me ftesë të vetë skuadrës pasi që më parë kanë para videoincizimet e ndeshjeve dhe të treningëve nga portieri ynë. Për pesë ditë, nga e hëna deri të premten do të ketë mundësinë tregohet dhe nga Shkolla e futbollit FC Prishtina të dal edhe një talent tjetër, i radhës, jashtë vendit.

“Lugano së pari më ka kërkuar CD nga ndeshjet e luajtura dhe një CD të treningëve dhe pasi që i kanë parë kanë shprehur interesim që për pesë dihet të sprovohem nga ta. Edhe pse këtu do të le skuadrën e cila nuk është në aq gjendje të mirë të rezultateve, shpresoj që të tregoj potencialin tim dhe të tregoj aftësitë e mija, e pse jo të siguroj kontratë, edhe pse pas pesë ditësh sërish do të kthehem, e nëse veç bindi, në qershor do të isha pjesë e FC Luganos. Unë jam maksimalisht i përgatitur fizikisht, sepse si pa shkuar atje, e sidomos pas ftesës, kam punuar intensivisht për këtë rast. Për atje mos të flasim për kushtet që i kanë, ia vlen përfundimisht, sepse këtu nuk besoj se në të ardhmen e afërt do të ketë ndonjë përmirësim të dukshëm”, ka thënë Alban Muqiqi.

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori