LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Benventos, Brignoli: Mbylla sytë dhe kërceva, e vështirë për t’u përshkruar

Portieri i Benventos, Brignoli: Mbylla sytë dhe kërceva, e vështirë për t’u përshkruar
BENEVENTO, ITALY - DECEMBER 03: George Puscas and Alberto Brignoli of Benevento celebrates after the Serie A match between Benevento Calcio and AC Milan at Stadio Ciro Vigorito on December 3, 2017 in Benevento, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Portieri i Benventos tregoi emocionet e golit ndaj Milanit, ku tha se ka mbyllur sytë dhe kërceu.

Ndeshja përfundoi 2-2, ndërsa Alberto Brignoli u bë portieri i parë që shënon gol në Serie A që nga Massimo Taibi për Regginan në vitin 2001.


“Është e vështirë për t’u përshkruar! Shkova atje dhe shpresoja për të mirën në sekondën e fundit. Jam i lumtur për fansat, lojtarët dhe presidentin. Do bëhesha egoist të flisja për vetën, kjo është nga të gjithë”, ka thënë Brignoli për Sky Sport.

“Është ëndërr të jem në Serie A, por shpresonim që të ishte më mirë. Në minutën e 95-të nuk kishin asgjë për të humbur. Shkova në sulm, mbylla sytë dhe kërceva”.

“Do ishte e tmerrshme për ta humbur, kemi humbur shumë ndeshje, disa nuk i kemi merituar, për shembull atë ndaj Sassuolos. Sot morëm diçka, treguam se mund të luajmë ndaj çdo kujt, vetëm duhet disa nga rastet të shkojnë në të mirën tonë”, shtoi portieri.

Ndeshja e ardhshme e Benventos është ndaj Udineses. /Telegrafi/