LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Atalantas, Juan Musso bën gafë duke publikuar aksidentalisht një imazh të tij nudo para pasqyrës

Portieri i Atalantas, Juan Musso bën gafë duke publikuar aksidentalisht një imazh të tij nudo para pasqyrës

Portieri i Atalantas, Juan Musso, bëri gafë teksa ndau aksidentalisht një ‘selfie’ lakuriq me 289,000 ndjekësit e tij në Instagram.

Ish-objektivi i Chelseat shfaqi dhuratën e tij të plotë të ditëlindjes që e kishte pranuar nga e dashura, por bashkë me të pa dashje dhuroi edhe një imazh nudo të vetvetes.


Reflektimi i yllit argjentinas u pa nga fansat teksa fotoja u bë virale, shkruan The Sun.

Foto: Instagram

Musso padashur u ekspozua në një postim falënderimi për të dashurën italiane Anna Ariaudo, e cila i kishte bërë dhuratë speciale atij, duke ia mbushur shtëpinë me balona të kuqe të mbushura me helium dhe mbi to të shkruar “Të dua”.

27-vjeçari shkroi “Ti je më e mira”, krahas postimit të tij fillestar – i cili e zbulonte atë nga maja e kofshëve e deri te celulari që mbante përpara fytyrës.

Por ai e mori gafën me humor teksa e zëvendësoi fotografinë, pasi kuptoi gabimin e tij me një fotografi, të shoqëruar me mbishkrimin: “Fotografia e saktë. Mirëmëngjesi Anna Ariaudo”, duke e shoqëruar me disa emoji qesharake.

Foto: Instagram

E dashura e tij u përgjigj me të njëjtën fotografi dhe emojin e një gruaja që gjuan veten me shuplakë në fytyrë, për të shprehur siklet nën një mesazh që thoshte: “Për fat të mirë të dua shumë”.

Fotografia e Mussos bëri xhiron në rrjetet sociale, duke u shpërndarë me të madhe nga fansat, gjersa shakatë e shumta nuk munguan.

Musso, 27 vjeç, nënshkroi kontratë me Udinese nga Racing Club i Argjentinës në verën e vitit 2018.

Foto: Instagram

Më pas, ai u mor nën menaxhim nga rivalët e Serie A, Atalanta korrikun e kaluar.

Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e Argjentinës më 26 mars 2019 në një ndeshje miqësore kundër Marokut.

Foto: Getty Images

Ai luajti 90 minutat në fitoren 3-0 ndaj Argjentinës kundër Bolivisë në shtator.

Ai mbrojti në portë për Atalantan në tetor, kur Cristiano Ronaldo shënoi një gol me kokë, ndërsa Manchester United shënoi dy gola për një triumf të paharrueshëm në Ligën e Kampionëve në ‘Old Trafford’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori