LAJMI I FUNDIT:

Porsche zbulon çmimin e modelit të ri Panamera E-Hybrid

Porsche zbulon çmimin e modelit të ri Panamera E-Hybrid

Çmimi për Porsche Panamera më të fuqishme Turbo E-Hybrid me 670 kuaj fuqi është 192,995 dollarë (178,661 euro).

Megjithatë, si produktet e tjera të Porsche, çmimi rritet kur filloni t’i shtoni veçori të tjera.


Turbo E-Hybrid vjen me një motor hibrid V8 4.0 litërsh dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 315 km/h, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Edhe pse ky E-Hybrid ka më pak fuqi se ai i mëparshmi, kapaciteti i baterisë së tij është rritur nga 17.9 kilovat në 25.9.

Bëhet e ditur se e gjithë kjo fuqi kontrollohet nga sistemi plotësisht aktiv, Porsche Active Ride.

Ky sistem i lejon veturës të ketë kontroll mbi lëvizjet e trupit të saj, duke e bërë atë të anohet në qoshe si motoçikletë. /Telegrafi/