LAJMI I FUNDIT:

Porsche me model të ri prej 600 KF

Porsche me model të ri prej 600 KF

Porsche thuhet se po punon për të krijuar konkurrentin e Ferrari 458 Italia, me emërtimin ‘988. Thotë se motori me gjashtë cilindra i Porches ka arritur kulmin dhe se inxhinierët nga Shtutgarti kanë filluar me zhvillimin e një njësie krejtësisht të re, me tetë cilindra.

Versioni i ri ‘988 thuhet se do të ketë këtë njësi të re me kapacitet prej 4 litra, me katër turbo furniziues që do të kenë 600 KF dhe 542 Nm të momentit rrotullues. Vetura do të ketë arkitekturë të re me pjesë të mëdha të aluminiumit dhe materialeve kompozite.


Deri tash nuk dihen detajet tjera, por thuhet se do të inspirohet nga 918 Spyder. Duke ditur se do të ketë tetë cilindra, pjesa e pasme do të zgjatet. Shitja pritet në vitin 2017, ndërsa gjatë dy viteve do të ketë gjenerata të reja të Boxterit, Caymanit dhe 911-shit. /Telegrafi/