Detlev von Platen, anëtar i Bordit Drejtues për Shitje dhe Marketing i Porsche AG tha se gjysma e parë e këtij viti ishte karakterizuar me ndikime të jashtme dhe të pakuptimta por që së bashku me tregtarët e tyre ata ja kanë dalë që ti menaxhojnë mirë.
“Përveç kufizimeve të fundit të shkaktuara nga shpërthimi i ri i pandemisë në Kinë dhe tregje të tjera, ne kishim edhe pengesa të vazhdueshme me zinxhirin furnizues dhe të ndërlidhura edhe me sfida logjistike. Në të njëjtën kohë, dëshira e madhe për markën tonë dhe popullariteti i produkteve tona mbesin të pathyera”, deklaroi von Platen.
“Ne në kompani supozojmë se gjysma e dytë e vitit do të ketë zhvillime dinamike. Ashtu sikurse në vitet e kaluara, ne po shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes, dhe jemi të vendosur që t’i shfrytëzojmë maksimalisht muajt e mbetur të këtij viti”, shtoi ndër të tjera ai për Porsche Newsroom, transmeton Telegrafi.
Situata nëpër rajonet botërore në gjysmën e parë të këtij viti ishte komplekse. Pamja sa i përket shifrave të dërgesave është përkatësisht homogjene. Në Evropë, numri i veturave të shitura u ngrit në 45,087. Kjo përkon me rritje prej shtatë për qind – pavarësisht periudhës së krahasimit. E njëjta aplikohet edhe në tregun vendor në Gjermani, 13,785 vetura të shitura në pjesën e parë të vitit, e cila do të thotë një ngritje prej pesë për qind.
Në Kinë, Porsche arriti që të bëjë dërgimin e veturave për 40,681 klientët e tyre, pa marr parasysh mbylljen për disa muaj për shkak të COVID në shumë qytete të vendit. Rënia e shitjeve atje ishte për 16 për qind në pjesën e parë të vitit,. Në funksion të rënies së përgjithshme në segmentin Premium/luksoz në Kinë prej 23 për qind në periudhat prej muajit janar deri në muajin maj, prodhuesi i veturave sportive arriti një rezultat të madh, i cili mbetet si lider i vetëm në treg.
Një numër total prej 62,245 veturave u dorëzuan tek klientët në tregjet e Azi-Paqësorit, Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Në SHBA, Porsche u përball me probleme në dërgesa dhe transit. Pavarësisht kësaj 32,529 vetura janë dorëzuar tek klientët e tyre. Kjo vlerësohet shumë më mirë në krahasim me vitin e shkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Rikthehet Ford Taurus
Një 'shfaqje e shkëlqyeshme': Kështu u vlerësua gara ndërmjet Rimac Nevera kundër Porsche Taycan dhe BMW M5
Peugeot me inteligjencë artificiale - çfarë do të shërbejë ajo tek marka franceze
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Mercedes-Benz planifikon të sjellë një version më të vogël të G-Class me energji elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'