LAJMI I FUNDIT:

Porsche 911 ka thyer rekordin e shpejtësisë që kishte Lamborghini (Video)

Porsche 911 ka thyer rekordin e shpejtësisë që kishte Lamborghini (Video)

Pistën e gjatë 21 kilometra, që ndodhet Nurburgring të Gjermanisë, modeli 911 GT2 RS nga Porsche e ka kaluar për gjashtë minuta e 47.3 sekonda.

Kjo ka mjaftuar që të tejkalohet rekordi i deritanishëm që e mbante Lamborghini Huracane Performante, teksa shtegun e njëjtë e kaloi për gjashtë minuta e 52.1 sekonda, transmeton Telegrafi.


Piloti profesionist i angazhuar nga Porsche, ka bërë pesë xhiro për këtë qëllim. Shpejtësia mesatare gjatë këtyre xhirove ka qenë rreth 185 kilometra në orë. /Telegrafi/