Me porosi të rëndësishme për Maqedoninë dhe rajonin, më 25 shkurt Juncker në Shkup
Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, më 25 shkurt do ta vizitojë Maqedoninë për të përcjellur porosi të rëndësishme nga strategjia e tij për integrimin e Maqedonisë, por edhe për integrimin e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës, ndërsa deri në BE rruga është e mundimshme, me shumë punë për t’u kryer”, do të jetë porosia kryesore e Juncker për pushtetarët në Maqedoni dhe rajon. Strategjinë ai e filloi gjatë vitit 2017 dhe deri në fund të mandatit të tij, në të cilin mbeten edhe dy vite, ai do të bëjë përpjekje më intensive për realizimin e përmbajtjes së kësaj strategjie.
“Dua të përsëris bindjen time se është e detyrueshme të mbajmë të hapur perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor. Tani duket se nuk ka mundësi të pranohen shtete të reja si anëtarë të BE-së deri në vitin 2019 (2019 është viti kur përfundon mandati i Juncker), por dua që perspektiva evropiane të mos shihet si ftesë, por si nevojë e vazhdueshme për këtë pjesë të Evropës”, vlerëson Juncker.
Strategjia e KE-së akoma nuk është finalizuar dhe për këtë do të punohet deri më 6 shkurt, por struktura themelore e saj tashmë është e qartë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251