Pas shkarkimit të Sekretarit të Shetit, Rex Tillerson, shumë vende kanë filluar të kthejnë vëmendjen tek i emëruari i Presidentit Donald Trump që do ta zëvendësojë atë, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Iranin, Korenë e Veriut apo Rusinë, analistët thonë se pikëpamjet e Mike Pompeo janë më të ngjashme me ato të Presidentit Trump sesa ato të Tillerson dhe ashtu si Presidenti, Pompeo favorizon forcën ushtarake amerikane mbi diplomacinë.
Ndryshimi po vjen në politikën e jashtme amerikane, por bisedimet me Korenë e Veriut janë ende në rrugën e duhur. Rex Tillerson tha në fjalimin e tij lamtumirës pas shkarkimit nga detyra se kjo u arrit falë angazhimit të tij.
“Së pari duke punuar me aleatët, ne tejkaluam pritshmëritë e pothuajse të gjithëve me fushatën e presionit maksimal ndaj Koresë së Veriut”, tha zoti Tillerson.
Pasardhësi i tij i pritshëm, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, njihet për qëndrimet e tij më të ashpra në një sërë çështjesh të politikës së jashtme.
“Unë fola javën e kaluar për faktin se Koreja e Veriut është gjithnjë e më pranë aftësisë për ta vënë Amerikën në rrezik”, tha Drejtori i CIA-s.
Bazuar në deklaratat e tij të kaluara mbi Korenë e Veriut, Kinën dhe Iranin, shumica e analistëve thonë se Pompeo, një i diplomuar i Akademisë Ushtarake West Point, ka të ngjarë të mbështetet më shumë në forcën ushtarake amerikane dhe më pak në marrëveshjet ndërkombëtare sesa Tillersoni.
“Unë mendoj se Pompeo është më agresiv, më i ngjashëm me Trumpin, më afër asaj që unë e do ta quaja valë të re të nacionalizmit amerikan. Dhe ne po shohim se si vendet në të gjithë botën po bëhen më nacionaliste”, thotë analisti Ariel Cohen nga Këshilli Atlantik, shkruan VOA.
Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Pompeo mund të përballet shpejt me dy prova të mëdha: takimin e planifikuar Trump-Kim dhe afatin kohor për të ripërtërirë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Ligjvënësit demokratë dhe shumë ish diplomatë mendojnë se emërimi i Pompeot e bën më të mundshëm tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Iranit. Kjo, thonë ata, mund të rrezikojë takimin Trump-Kim.
“Nuk ka asnjë diskutim që tërheqja nga një marrëveshje e ligjshme që po funksionon, nuk do të krijonte avantazh në negociatat me Korenë e Veriut. Përkundrazi, kjo do të nxiste udhëheqësin e Koresë së Veriut të ngrejë pyetjen: ‘Si mund të nënshkruaj një marrëveshje me një President, i cili është i gatshëm të shkelë çdo marrëveshje të mëparshme?'”, tha ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, Thomas Countryman.
Në lidhje me Rusinë, Pompeo është treguar më i ashpër se sa Presidenti Trump, duke akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.
“Është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur në lidhje me përfshirjen ruse në përpjekjet për vjedhur informacion dhe për të patur një ndikim në demokracinë amerikane”, tha Pompeo.
Analistët pajtohen se Mike Pompeo ka admirimin dhe respektin e Presidentit Trump. Kjo do t’ia lehtësojë atij punën nëse ai bëhet kryediplomati i ardhshëm i Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre