Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një letër se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë.
“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Pompeo në letrën, të cilën Zyra e kryeministrit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e ka pranuar.
Ai me këtë rast u është referuar dokumenteve të nënshkruara nga zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, në Berlin, me ndërmjetësim të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell.
Sa i përket njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, Pompeo ka thënë “Tani është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjellë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces”.
Sekretari amerikan ka uruar kryeministrin Kurti për formim të qeverisë së re, duke thënë se Departamenti i Shtetit do të punojë së bashku me të për të përparuar në qëllimet e përbashkëta siç janë: rritja ekonomike dhe sundimi i ligjit.
Letra e Pompeos vjen pak pas formimit të Qeverisë së Kosovës më 3 shkurt.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 7 shkurt se taksën 100 për qind synon ta zëvendësojë me masë të reciprocitetit.
Por, këtë qëndrim nuk e ka përkrahur së fundmi ambasadori Grenell.
Zëdhënësi i tij, Dick Custin, ka thënë të hënën për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.
“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.
“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, ka shtuar ai.
Por, këtë qëndrim nuk e ka përkrahur së fundmi ambasadori Grenell.
Zëdhënësi i tij, Dick Custin, ka thënë të hënën për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.
“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.
“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, ka shtuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron