LAJMI I FUNDIT:

Pompat në Turqi së shpejti nuk do të mund të shtypin çmimin e karburanteve – ose do të duhet të ndërrojnë tabelat

Pompat në Turqi së shpejti nuk do të mund të shtypin çmimin e karburanteve – ose do të duhet të ndërrojnë tabelat

Ndonëse çmimi i karburanteve në Turqi është dukshëm më i ulët se në pjesën tjetër të botës, çmimet po rriten në mënyrë të pandalshme.

Dhe se sa e madhe dhe e papritur është kjo rritje e çmimeve, tregon më së miri informacioni se pompat e benzinës në Turqi së shpejti nuk do të mund të kenë të shfaqur çmimin e karburantit në tabelat e tyre – ose do të duhet t’i “përmirësojnë” ato, përcjell Telegrafi.


Arsyeja është krejtësisht banale, dhe kjo është se sistemi i tyre parashikon printimin e çmimeve njëshifrore të karburanteve me dy numra dhjetorë shtesë.

Siç vlerësojnë mediat, ndërsa çmimet rriten në mënyrë të pandalshme, furnizuesit e karburanteve e kanë gjetur veten të papërgatitur për t’iu përgjigjur kësaj sfide dhe janë të detyruar të ndërmarrin modifikime urgjente.

Kështu, BP planifikon të modifikojë sistemin në 750 pika karburanti në dy javët e ardhshme, ndërsa Shell me rreth 1100 pika karburanti ende po shqyrton zgjidhjen optimale.

Ndryshe, siç shkruajnë mediat, benzina aktualisht shitet me rreth 7.90 lira (0.8 dollarë) për litër, ndërsa nafta më e njohur shkon për 8.20 lira.

Çmimet janë rritur me 10% për benzinën dhe 24% për naftën këtë vit, sipas një përllogaritjeje të bazuar në çmimet e Opet, e cila operon më shumë se 1700 stacione.

Lira ka humbur 7.5% kundrejt dollarit këtë muaj. Monedha është dobësuar 23% këtë vit, performanca më e keqe midis monedhave të tregjeve në zhvillim e ndjekur nga Bloomberg. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Elfije Boletini
Kalo në kategori