LAJMI I FUNDIT:

Politikanët në Maqedoni urojnë festën e “11 Tetorit”

Politikanët në Maqedoni urojnë festën e “11 Tetorit”

Krerët politik në Maqedoni me rastin e shënimit të “11 Tetorit” – Ditës së kryengritjes popullore, kanë uruar qytetarët në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Presidenti Gjorge Ivanov në urimin e tij thotë se Maqedoni më 11 tetor të vitit 1941, zgjodhi rrugën kundër të keqes më të madhe në histori – fashizmit dhe nacizmit.


“Jemi të vetëdijshëm se e liria e vërtetë për Maqedoninë nuk mund të hudhet dhe dhurohet, por fitohet vetëm me luftë. Në këtë luftë populli i Maqedonisë rilindi dhe ndjehet më i lirë ta merr fatin në duart e veta”, thekson Ivanov.

Letër urimi ka lëshuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili thekson se para 76 viteve populli i Maqedonisë qartë doli kundër fashizmit dhe padrejtësisë.

“Shumë luftëtarë të njohur dhe të panjohur, dhanë jetën për luftë kundër fashizmit. Sot më 11 tetor ne nderojmë veprat e tyre dhe viktimizimin e tyre. Falë guximit dhe këmbënguljes së tyre, Maqedonia është e lirë dhe vend i respektueshëm”, thotë Xhaferi.

11 tetorin ka uruar edhe ministria e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila thotë se qytetarët e Maqedonisë treguan vullnetin e tyre, vendosmërinë dhe guximin që të luftojnë për lirinë.

“Maqedonia në historinë e saj, shumë herë ka luftuar për liri dhe demokraci. Në gjithë ato momente të vështira, paqartësie dhe rreziku, gjithë së bashku pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare kemi arritur sukses, jo vetëm ta fitojmë lirinë, demokracinë dhe barazinë, por edhe t’i ngrisim në një nivel më të lartë”, thotë Sheqerinska në urim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori