LAJMI I FUNDIT:

Policia vazhdon kampanjën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia vazhdon kampanjën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës, ka vazhduar me aktivitete në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit nën moton “Mos HESHT Parandalo Trafikimin me Njerëz”.

Zyrtarët e kësaj drejtorie në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në mbështetje të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe prezencën e zyrtarëve nga Qendra për punë sociale, ka mbajtur aktivitete vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore në komunën e Fushë Kosovës dhe Lipjanit.


Gjatë aktiviteteve janë shpërndarë fletore, lapsa, çanta, me qëllim të parandalimit dhe ngritjen e bashkëpunimit kundër trafikimit me njerëz.