LAJMI I FUNDIT:

Policia suedeze shkatërroi një “objekt të rrezikshëm” jashtë ambasadës izraelite në Stokholm

Policia suedeze shkatërroi një “objekt të rrezikshëm” jashtë ambasadës izraelite në Stokholm

Një “objekt i rrezikshëm” i gjetur jashtë ambasadës izraelite në Stokholm është shkatërruar, ka thënë policia suedeze.

Incidenti – i cilësuar si një “tentativë sulmi” ndaj ambasadorit izraelit – bëri që oficerët të rrethonin një zonë të gjerë aty pranë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Policia tha për BBC se ishte shumë herët për të dhënë detaje të mëtejshme mbi objektin. Ata thanë se askush nuk ishte lënduar.

Një zëdhënës i tha më vonë agjencisë së lajmeve AFP se stafi kishte gjetur një pajisje dhe kishte njoftuar oficerët rreth orës 13:10 me kohën lokale.

Objekti u vlerësua nga skuadra kombëtare e bombave, të cilët zgjodhën ta shkatërronin atë, shtoi zëdhënësi.

Ndërkohë, transmetuesi kombëtar SVT tha se policia e armatosur shkoi në vendngjarje dhe solli me vete thasë me rërë, që thuhet se do t’i përdornin gjatë asgjësimit të objektit.

E ambasadori izraelit në Suedi tha se kishte pasur një “tentativë sulmi” ndaj ambasadës dhe punonjësve të saj.

Policia thotë se është duke hetuar dhe nuk ka thënë se kush mund ta ketë vendosur mjetin e dyshimtë.

Ambasada ndodhet në zonën e pasur Ostermalm të qendrës së qytetit të Stokholmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori