LAJMI I FUNDIT:

Policia serbe arreston dy shqiptarë në Llaushë të Podujevës, në brezin kufitar Kosovë-Serbi

Policia serbe arreston dy shqiptarë në Llaushë të Podujevës, në brezin kufitar Kosovë-Serbi
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se të mërkurën, rreth orës 18:45 në fshatin Llaushë të Podujevës, në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë janë arrestuar dy persona nga autoritetet policore serbe.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës tha për Telegrafin se këtë rast janë duke e trajtuar përmes kanaleve zyrtare.


Ai tha se sipas informacioneve të deritanishme personave të arrestuar iu janë konfiskuar edhe mjetet/traktorët  e tyre.

“Informacioni  i pranuar nga Policia e Kosovës ka të bëjë fillimisht me arrestimin e një personi, e më pastaj edhe arrestimin e personit të dytë (m/sh/k) nga autoritet policore serbe. Sipas informacioneve të deritanishme personave të arrestuar iu janë konfiskuar edhe mjetet/traktorët  e tyre. Policia e Kosovës është duke e trajtuar këtë informacion/rast përmes kanaleve zyrtare”, njoftoi Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim