LAJMI I FUNDIT:

Policia publikon videon e personit të dyshuar për shpërndarje të drogës në Pejë

Policia publikon videon e personit të dyshuar për shpërndarje të drogës në Pejë

Policia e Kosovës ka publikuar një video ku shihet një person duke fshehur substanca narkotike në një kamion të parkuar. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personi të dyshuar.  

Në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, publikon këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në këtë video”.


“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë e cila ka  publikuar numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së, për të marrë informacione për të dyshuarin.

-192 dhe 080019999(pa pagës)

-039/432 327 Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apo edhe

-E-mail adresa : info@kosovopolice.com