eksperti ad

Policia e Shtetit ka publikuar listën 24 personave më të kërkuar në qarkun e Durrësit. Në mesin e tyre ka persona që janë të dënuar e burgim të përjetshëm, 35 vite e më pak.

Veprat penale për të cilat janë dënuar në mungesë, janë të ndryshme. Në mesin e më të kërkuarve të Durrësit rezultojnë dy gra, Klodiana Shkoza dhe Afërdita Ibrahimi, përkatësisht të dënuara për trafik femrash dhe trafik droge.


Gjithashtu, në këtë listë janë edhe dy shtetas të huaj, një amerikan dhe një italian. 

“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Personat e shumëkërkuar për qarkun e Durrësit:Sokol Bushaj- Burgim i përjetshëm për vrasje Armand Laska- Burgim i përjetshëm për vrasje Alban Baftjari- Burgim i përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjen Skënder Baku- 35 vjet burg për vrasje për gjakmarrje Carl  Stephan Caminski- 25 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë Helidon Beçka- 20 vjet burg për vrasje Xhafer Saliu- 20 vjet burg për trafik fëmijësh Ndrek Gjoklaj- 20 vjet burg për vrasje Mustafa Saliu- 18 vjet burg për trafik fëmijësh Enea Kajtazi- 17 vjet burg për vrasje Marglen Tome- 15 vjet burg për vrasje Klodiana Shkoza- 15 vjet burg për trafik femrash në bashkëpunim Pëllumb Braçe- 15 vjet burg për mashtrim Astrit Dule- 15 vjet brug për shfrytëzim prostitucioni Afërdita Ibrahimi- 13 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim Kujtim Kllogjeri- 11 vjet e 6 muaj burg për mashtrim Admir Shyti- 10 vjet e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike Gurim Misiri- 10 vjet burg për plagosje të rëndë me dashje Domenico Vinci- 10 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike Andrea  (Skënder) Lekli- 10 vjet burg për mashtrim dhe falsifikim dokumentash Ilir Sinaj- 10 vjet burg për mashtrim Meliam Hameti- 10 vjet burg për vjedhje më anë të mashtrimit Arif Arifi- 10 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh Deniz Klironomi (Floroiu)- 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë

lista

lista2

lista3