LAJMI I FUNDIT:

Policia po i heton dy vdekje në Pejë

Policia po i heton dy vdekje në Pejë

Dy vdekje janë raportuar se kanë ndodhur në Pejë. Të dyja këto raste janë iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia njofton se njëri rast ka ndodhur të martën, kur një grua ka raportuar se djali i saj me probleme psikike është pa shenja jete.


“Pejë 13.06.2023 – NN. Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se djali i saj me probleme psikike është pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” të hënën. Policia njofton se një person i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

“Rr. Zahir Pajaziti, Pejë 12.06.2023 – 16:00. Nga familjarët e tij është gjetur viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i raportuar si person i zhdukur. Mjeku kujdestar ka konstatuar viktima është pa shenja jete”, thuhet tutje në raport.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/