LAJMI I FUNDIT:

Policia plagos një person në Prishtinë, tentoi të vidhte dhe goditi policët me veturë

Policia plagos një person në Prishtinë, tentoi të vidhte dhe goditi policët me veturë

Sot rreth orës 03:00, policia  ka marrë informacionin për një rast vjedhjeje në progres  në rrugën “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, në Prishtinë.

Me të marr informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në gjendje flagrante ka hasur në personin e dyshuar, i cili në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor me shpejtësi është futur në automjetin Golf V ngjyrë e zezë, dhe në ikje e sipër nga vendi i ngjarjes i njëjti me automjetin në fjalë ka goditur tre zyrtarët policor që kanë qenë në vendngjarje, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.


Në të njëjtën kohë i dyshuari ka goditur – aksidentuar edhe automjetin policor duke  shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme.

Me këtë rast i dyshuari,                A. Sogojeva, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyrtarët policor të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh.

Përveç operacionit të bastisjes i ndërmarrë sot përkitazi me rastin, policia në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë përkatës po kryejnë edhe veprimet e tjera të nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori