LAJMI I FUNDIT:

Policia për rastin e 18-vjeçarit nga Podujeva: Dy persona janë arrestuar, po kryhen hetime për vrasje të rëndë

Policia për rastin e 18-vjeçarit nga Podujeva: Dy persona janë arrestuar, po kryhen hetime për vrasje të rëndë
Foto: Arkiv

Dy persona janë të arrestuar lidhur me rastin e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që vdiq të shtunën pasi u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se të dyshuarit janë arrestuar në ditën kur ka ndodhur rasti dhe se po hetoheshin për veprën penale “Vrasja në tentativë”.


“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intensiv ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Flet axha i 18-vjeçarit që vdiq në QKUK, tregon se si u godit me veturë dhe u rrah me shufra metalike
Lexo po ashtu Flet axha i 18-vjeçarit që vdiq në QKUK, tregon se si u godit me veturë dhe u rrah me shufra metalike

“Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale ‘Vrasja në tentativë’ përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën ‘Drenica’ në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë. Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor”.

Borovci ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale  “Vrasje e rëndë”.

Ndryshe, për vdekjen e rreth 18-vjeçarit ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, L.F. i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!” ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori