LAJMI I FUNDIT:

Policia për 24 orë shqipton 848 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Policia për 24 orë shqipton 848 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 848 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.

Ndryshe, ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.


Ky ligj i ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/