LAJMI I FUNDIT:

Policia paralajmëron turistët në Barcelonë: “Nuk mund t’ju mbrojmë”, shpërndajnë fletëpalosje për t’i mësuar si të mbrohen (Foto)

Policia paralajmëron turistët në Barcelonë: “Nuk mund t’ju mbrojmë”, shpërndajnë fletëpalosje për t’i mësuar si të mbrohen (Foto)

Turistëve që po vizitojnë Barcelonën e Spanjës, iu është kërkuar ta mbrojnë vetën, pasi siguria e tyre nuk është e garantuar.

Fletëpalosjet e shpërndara prej policëve, janë pjesë e sistemit të mbrojtjes dhe kërkesës për më shumë pjesëtarë sigurie, në këtë zonë të gjerë të Katalonisë, transmeton Telegrafi.


Paralajmërimet e përkthyera në shtatë gjuhë, u kërkonin turistëve që t’i mbajnë afër gjërat me vlerë, si dhe të sigurohen se e kanë mbyllur mirë derën e dhomës së hotelit, ku i kanë lënë gjërat personale.

Fletëpalosjet paralajmëruese në shtatë gjuhë

Policët e veshur me jelek fluoreshentë, shpërndanin fletëpalosjet dhe iu jepnin këshilla turistëve, që ndodheshin para monumentit të papërfunduar Sagrada Familia, që vizitohet për çdo vit nga tre milionë turistë.

Statistikat tregojnë se në tetë muajt e parë të këtij vitit, janë raportuar 86,834 vjedhje – 19 për qind më shumë se në vitin e kaluar. Konsiderohet se në trena dhe lokale, kryhen nga 360 vjedhje në ditë.

Turistët të kujdesen vet për sigurinë

Të dëmtuar janë edhe bizneset që veprojnë në zonat turistike, teksa kërkohet që të ketë ligje më të ashpra dhe shtim të numrit të police patrullues. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori