Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në autostradë.
Kjo pasi siç është bërë e ditur në njoftim, gjatë këtyre dy ditëve do të mbahet gara çikliste Kampionati i Kosovës për vitin 2023, të organizuar nga Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK).
Kjo garë do të zhvillohetnë autostradë dhe për këtë federata ka kërkuar leje nga ministria përkatëse të cilën e ka siguruar.
ʺFÇK-ja për mbarëvajtje të kësaj gare ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës. Policia, bazuar në planin rreth zhvillimit të garës, datës dhe kohën e mbajtjes së saj, ka hartuar dhe do ta zbatojë një plan operativʺ, thuhet në komunikatën për media.
Më datë 15.07.2023, duke filluar nga ora 13:30, në segmentin Lipian-Bibaj (autostrada ‘Arbër Xhaferi’) do të fillojë pjesa e parë e kësaj gare.
Më datë 16.07.2023, itinerari i garës është më i gjatë (160 km), gara fillon në ora 10:30 me këtë itinerar të lëvizjes: Bibaj-Lipjan-Prishtinë, F.Kosovë (Bresje), pastaj rruga nacionale F.Kosovë-Aeroport-Komoran-Malishevë dhe anasjelltas.
Gjatë kësaj kohe, më datën 15 dhe 16 korrik 2023, parashihet që të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në autostradë (segmentet e lart-cekura) dhe riorientim në rrugë tjera alternative.
ʺPolicia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohen sa do të jetë duke u zhvilluar gara e organizuar nga FÇK-ja. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshmeʺ, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'