LAJMI I FUNDIT:

Policia në Shkup ka gjobitur 120 shoferë, tetë për tejkalim të shpejtësisë

Policia në Shkup ka gjobitur 120 shoferë, tetë për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (24.11.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 gjoba.

Nga gjobat e shqiptuara tetë kanë qenë për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit”.


“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.