LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të një personi për vrasjen e 16-vjeçarit

Policia në kërkim të një personi për vrasjen e 16-vjeçarit

Policia e Kosovës tashmë e ka kirjuar një pistë të hetimeve për vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zeka, dje në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se janë në kërkim të një personi, por që ende nuk ka ndondjë urdhër-arrest.
“Ne e kemi krijuar një pistë te hetimeve, dhe një person po kërkohet nga Policia. Nuk kemi lëshuar urdhër-arrest, pasi disa kanë shkruar kështu”, ka thënë Borovci, për lajmi.net.

Tutje zëdhënësi i Policisë ka thënë se personi që po kërkohet mund të ndikojë në zbardhjen e rastit.

“Jemi duke i zgjeruar. Kemi një person në kërkim, i cili në një ose në formë tjetër kontribuon zbardhjes së rrethanave të këtij rasti. Për shkak të ndjeshmërisë dhe fazës fillestare të hetimeve nuk mund të japim informacione shtesë”, deklaroi Borovci.

Aulon Zeka u gjend i vrarë dje rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Sereqi”.

Ai do të varroset sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.  16 vjeçari ka qenë banor i lagjes “Kodra e Trimave” afër shkollës “Zenel Hajdini”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori