LAJMI I FUNDIT:

Policia në Ferizaj nis zbatimin e planit operativ “Shtatori i sigurt”

Policia në Ferizaj nis zbatimin e planit operativ “Shtatori i sigurt”

Fillimi i vitit të ri shkollor paraqet sfidë dhe detyrë për Policinë e Kosovës nga pikëpamja e sigurisë të ambientit dhe objekteve shkollore, sidomos kur mirret parasysh se për çdo vit kemi fëmijë të cilët për herë të parë ballafaqohen me ambientin shkollor e veçanërisht ballafaqimi me rrezikun në komunikacionin rrugor.

“Lidhur me këtë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka filluar së zbatuari planin operativ, “Shtatori i sigurt”, që nënkupton marrjen e masave preventive për një siguri maksimale të fëmijëve gjatë rrugëtimit të tyre për në shkollë dhe anasjelltas.


Në një situatë të tillë, Policia e Kosovës, do të dal me plane konkrete, siç janë: patrullimet në afërsi të shkollave, intensifikimi i vizitave në objektet edukativo arsimore, kontaktet e rregullta me personelin menaxhues të drejtorive përkatëse komunale, si dhe organizimi i ligjeratave me nxënës të shkollave të të gjitha niveleve për temat nga aspekti i sigurisë dhe dukurive negative që dëmtojnë shëndetin, ligjerata për komunikacionin rrugor etj”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej është bërë e ditur se gjatë zbatimit të këtij plani operativ, policia do të veprojë aty ku shkollat janë pranë rrugëve më te frekuentuara, ku levizja e nxënësve ështe më e madhe dhe do të ndermarrin masa ligjore në bazë të konceptit zero – tolerancë ndaj drejtuesve të automjeteve dhe të gjithë kundërvajtësve të tjerë që nuk i rrespektojne shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

“DRP në Ferizaj, do të rris numrin e patrullave, sidomos në rrugët më të frekuentuara në afërsi dhe rreth shkollave si dhe në vend kalimet përgjat rrugëve, ndërsa do të ketë prezence të shtuar të policëve në afërsi dhe rreth objekteve shkollore.
Në fazën e dytë të zbatimit të planit operativ, “Shtatori i sigurt”, policia në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, me nxënësit e përzgjedhur do të rregullojnë komunikacionin rrugor në të gjitha qytetet e rajonit të Ferizajt”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori