LAJMI I FUNDIT:

Policia në Bangladesh arreston pronarin e fabrikës, ku humbën jetën 52 persona si pasojë e zjarrit

Policia në Bangladesh arreston pronarin e fabrikës, ku humbën jetën 52 persona si pasojë e zjarrit

Policia në Bangladesh ka arrestuar pronarin e një fabrike ku vdiqën të paktën 52 persona si pasojë e një zjarri të enjten vonë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Abul Hashem, pronari i Hashem Foods dhe katër djemtë e tij ishin në mesin e tetë personave të arrestuar të shtunën.


Policia thotë se të gjithë përballen me akuza për vrasje.

Autoritetet thanë se shumë prej atyre që vdiqën ishin bllokuar brenda ndërtesës pasi një dalje kryesore ishte mbyllur.

Shpërthim në një fabrikë në Bangladesh: Të paktën 52 të vdekur, njerëzit u hodhën prej ndërtesës për të shpëtuar
Lexo po ashtu Shpërthim në një fabrikë në Bangladesh: Të paktën 52 të vdekur, njerëzit u hodhën prej ndërtesës për të shpëtuar

Bëhet e ditur se fëmijët ishin në mesin e viktimave dhe një hetim i veçantë ka filluar për detyrimin e fëmijëve në punë.

Ministrja e punës në Bangladesh, Monnujan Sufian, tha se ajo kishte qenë në spital dhe kishte biseduar me të mbijetuarit të moshës 14-vjeçare.

“Nëse puna e fëmijëve vërtetohet, ne do të marrim masa kundër pronarit dhe inspektorëve”, tha ajo. /Telegrafi/