LAJMI I FUNDIT:

Policia ndjek trafikantët e drogës maleve të Prishtinës (Video)

Policia ndjek trafikantët e drogës maleve të Prishtinës (Video)

Në filmimet ekskluzive emisioni ‘Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar reportazhin nga aksioni i Njësisë së Antidorgës në rrethin e Prishtinës, ku janë arrestuar disa persona dhe konfiskuar disa kilogramë drogë.

Aksioni në të cilin kanë marrë pjesë edhe Njësitë Speciale është filmuar i tëri që nga nisja në qendër të Prishtinës e deri në malet e Gollakut ku dyshohej se droga ishte fshehur në një fermë kafshësh.


Siç shihet në videon e transmetuara, Specialët dhe Antidroga e kanë ndjekur për dhjetëra metra në male njërin nga të dyshuarit, i cili ka tentuar ta hedhë drogën në shkurre.

Njëri nga rreshterët e Antidrogës ka sqaruar se aksioni ishte i planifikuar dhe bazohej në informacionet e mbledhura për disa muaj nga Njësia e Antidrogës.

Nga malet ku janë konfiskuar narkotikët aksioni ka vazhduar në një lagje të Prishtinës, ku është konfiskuar një çantë me gjysmë kilogrami drogë dhe është arrestuar njëri nga dilerët.

Filmimet e aksionit janë kryer në kuadër të rubrikës “Policia”, e cila transmetohet çdo të premte në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori