LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon dy persona në Bllacë, kërkoheshin nga Interpoli

Policia ndalon dy persona në Bllacë, kërkoheshin nga Interpoli

Dy persona, të cilët janë në listën e Inteprolit, janë ndaluar gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar në Bllacë.

Personi nga Kosova me iniciale B.Sh, 47 vjeç, gjendet në listën e Interpolit me masën “arresto”, dhe është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave, diku rreth orës 18:00. Ndërsa, në të njëjtën pikë u arrestua edhe një shtetas i Shqipërisë, po ashtu i kërkuar nga Interpoli.

33 vjeçari nga Shqipëria, me inicialet L.Sh, është ndaluar rreth orës 4:30 dhe ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Personi është dërguar në Stacionin Policor të Çairit për procedurën e mëtejshme./Telegrafi