LAJMI I FUNDIT:

Policia me masa të shtuara të kontrollimit të traktorëve dhe makinave bujqësore

Policia me masa të shtuara të kontrollimit të traktorëve dhe makinave bujqësore

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi po ndërmerren masa në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor, ku javë më parë Njësia e Trafikut Rajonal ka filluar së zbatuari planin operativ, ku në fokus është ‘kontrolli i traktorëve dhe makinave bujqësore’.

Në mbështetje dhe zbatim të këtij plani operativ, do të jenë  edhe njësi  nga niveli i stacioneve policore, me ç’rast  kontroll të shtuar do të ketë  në të gjitha rrugët, përfshirë edhe rrugët lokale, për pjesëmarrësit që bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, po shqiptohen masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve. Java që lamë pas nga njësitë në terren për parregullsi  në fushën e trafikut  janë shqiptuar 19 gjoba për drejtues të traktorëve ndërsa janë larguar nga qarkullimi 35 traktorë.


Duke pasur parasysh  rastet tragjike të aksidenteve, ku si  shkaktarë  konsiderohen traktorët,  Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e traktorëve dhe makinave bujqësore,  që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë qarkullimit të tyre, që makinat e  tyre të jenë teknikisht në rregull. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori