LAJMI I FUNDIT:

Policia lejon Lëvizjen Vetëvendosje të mbajë provën e dytë për protestë, ku pritet të mblidhen deri pesë mijë persona

Policia lejon Lëvizjen Vetëvendosje të mbajë provën e dytë për protestë, ku pritet të mblidhen deri pesë mijë persona

Policia e Kosovës do të lejon Lëvizjen Vetëvendosje që nesër të mbajë provën e dytë të përgatitjes për protestë.

Këtë e kanë bërë të ditur për Telegrafin zyra e medieve në Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor, siç është lajmëruar edhe kjo performancë/tubim”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje nesër me provën e dytë për protestë, do të mblidhen deri pesë mijë qytetarë
Lexo po ashtu Lëvizja Vetëvendosje nesër me provën e dytë për protestë, do të mblidhen deri pesë mijë qytetarë

Policia e Kosovës thekson se do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës.

“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe vendimeve të institucioneve kompetente për menaxhimin e situatës në këtë kohë të pandemisë COVID-19, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë për Telegrafin se në provën e dytë  planifikojnë të jenë nga 3 mijë e 500 deri në 5 mijë persona.

LVV provën e parë e ka realizuar para disa ditëve, ku kishin marrë pjesë afro 500 qytetarë të cilët kishin maska dhe dorëza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori