LAJMI I FUNDIT:

Policia kontrollon nxënësit e disa shkollave në Vushtrri – gjen thika, boks hekuri e armë plastike

Policia kontrollon nxënësit e disa shkollave në Vushtrri – gjen thika, boks hekuri e armë plastike

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme ka zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Sipas njoftimit, me urdhëresës të lëshuar nga Gjykata kompetente, janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri.


“Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera”, thuhet në njoftimin për media.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale policia bën të ditur se do t’i paraqiten prokurorit kompetent.

“Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/