LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon armë në Marinë të Skenderajt

Policia konfiskon armë në Marinë të Skenderajt

Në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, në fshatin Marinë, në Skenderaj, Policia e Kosovë në dy lokacione të ndryshme ka konfiskuar dy armë.

Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të Gjykatës, rreth orës 06:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në tri lokacione të ndara.


“Gjatë kontrollimit në dy lokacione janë gjetur dy pushke gjuetie, 12 fishekë të kalibrit 12 mm, për të cilat nuk posedonin leje, dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar, ku dy personat e dyshuar D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se të dyshuarit D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, pas procedurave intervistuese nga prokurori i Shtetit, janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’. /Telegrafi/

FOTOGRAFIA: Ilustrim