LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, vodhën stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove në Prizren

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, vodhën stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove në Prizren

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy personave që dyshohen për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 3 mars të vitit të kaluar, rreth orës 20:30 në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren, ku të dyshuarit kishin vjedhur një kasafortë me stoli ari me vlerë 20 mijë euro si dhe një armë zjarri.


“Me datë 03/03/2022 rreth orës 20:30 është raportuar një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhur në një shtëpi në rrugën Hazir Tolaj në Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimtë kanë shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej 20 mijë euro, si dhe një armë zjarri-pistoletë model Tanfogiio Compact F, 9x9mm në emër te Viktimës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar dy fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve.

“Andaj Policia e Kosovës – Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, kërkon që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori