LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta gjetur Melidin Adilin

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta gjetur Melidin Adilin

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e Melidin Adilit, i cili nga 4 shtatori është raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.


Lexoni të plotë komunikatën e Policisë:

Më datë 04 shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Personi Melidin (Izudin) Adili, lindur më datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së  Shqipërisë, i cili për herë të fundit është parë nga shokët e tij të punës më datën 04 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod, komuna Dragashë.

Ai ka dalë në bjeshkë për të mbledhë boronica, ndërsa kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer   

Që nga momenti i raportimit të personit si person i zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe Vullnetar.

Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë apo Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori