LAJMI I FUNDIT:

Policia ka gjetur një letër në vendin e krimit, konfirmohet shënjestra (Foto)

Policia ka gjetur një letër në vendin e krimit, konfirmohet shënjestra (Foto)
Getty Images

Policia gjermane ka dalë në një konferencë për shtyp pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi të autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë bërë të ditur se kanë gjetur një letër në afërsi të skenës së krimit dhe po përpiqen që ta vërtetojnë përmbajtjen e saj, të cilën nuk e kanë bërë publike.


Pasojat pas shpërthimit (Getty Images)

Autoritet kanë konfirmuar se autobusi i Dortmundit ishte shënjestër e sulmit. Nuk është e qartë nëse përmbajtja e letrës i ka dërguar te ky konkludim, megjithëse ata kanë arsye të tjera për të dyshuar për këtë gjë duke qenë se akoma nuk e kanë konfirmuar nëse përmbajtja e letrës ka të bëjë me sulmin.

Marc Bartra do të operohet pas plagosjes që pësoi gjatë shpërthimit në Dortmund
Lexo po ashtu Marc Bartra do të operohet pas plagosjes që pësoi gjatë shpërthimit në Dortmund

Njëherësh, policia ka bërë të ditur se ndeshja e të nesërmes (e mërkurë) do të zhvillohet nën masa të përforcuara të sigurisë.

Përmbajtja e letrës duket se ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë nga autorët e sulmit. Megjithatë, ritheksojmë se policia nuk e ka publikuar përmbajtjen e saj.

Ndeshja e të nesërmes do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie (Getty Images)

Njëherësh, policia ka treguar se shpërthimet kishin ndodhur në momentet kur autobusi i Dortmundit po kalonte pranë tyre, por akoma nuk dihet se si janë aktivizuar. Ata besojnë se dikush ka shikuar dhe e ka pritur momentin. /Telegrafi/

TË GJITHA LAJMET RRETH INCIDENTIT NË DORTMUND
Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET RRETH INCIDENTIT NË DORTMUND

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori