LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një veture në Prishtinë

Policia jep detaje pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një veture në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person ka informuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:35, në Prishtinë.


Tutje siç bëhet e ditur në raport, si pasoj e të shtënave me armë u shkaktuan dëme material në veturën e të dëmtuarit.

“Ankuesi mashkull ka informuar se për deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar.  Si pasoj e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, nuk  raportohet për  të lënduar.

Ndërsa, siç sqarohet në raport, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori