LAJMI I FUNDIT:

Policia greke vret të riun shqiptar brenda në makinë

Policia greke vret të riun shqiptar brenda në makinë

Një shtetas shqiptar 32 vjeç është ekzekutuar prej policisë gjatë një shkëmbim zjarri të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Edhiniu 104” në lagjen “Qeracini” të kryeqytetit helen.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, kur policia u telefonua për një vjedhje banese në zonë, shkruan TCH. Sapo mbërritën policët e ndërhyrjes së shpejtë, 4 grabitësit e dyshuar filluan të qëllojnë kundër policisë, e cila iu përgjigj me breshëri zjarrit.


Banda e hajdutëve mundi të futet në një magazinë, prej nga ku vazhdoi të qëllojë kundër oficerëve. Të gjendur nën rrethimin e policisë, grabitësit u detyruan t’i dorëzohen forcave speciale të ushtrisë “EKAM”, të cilët janë trajnuar enkas për situata të tilla.

Në zonën e ngjarjes, policia thotë se njeri prej grabitësve u gjet i plagosur prej plumbave të saj. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’iu shpëtojë plagëve të marra. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një 32­-vjeçar shqiptar, për të cilin deri tani nuk rezulton se ka qenë i implikuar në ndonjë ngjarje ose vepër penale.

Tre anëtarët e tjerë të bandës, identitetet dhe kombësia e të cilëve ende nuk dihet, u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Atikës, ku dhe po merren në pyetje. Autoritetet thonë se po hetojnë lidhur me ngjarjen. Në zonë ka mbërritur mjeku ligjor dhe prokurori për të kryer hetimet e mëtejshme.

Prej burimeve të sigurta të Top Channel mësohet se, prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armëve të shërbimit të të gjithë policëve që morën pjesë në aksion, për të kryer verifikimet dhe gjetjen e armës nga e cila është bërë qitja, që shkaktoi vdekjen e 32-­vjeçarit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori