LAJMI I FUNDIT:

Policia gjobit me mbi 1.200 euro organizatorin e garës së shpejtësisë Gogi vs Visi, në një nga rrugët e Shqipërisë

Policia gjobit me mbi 1.200 euro organizatorin e garës së shpejtësisë Gogi vs Visi, në një nga rrugët e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka dënuar organizatorin e një gare shpejtësie ndërmjet dy veturave në një nga rrugët e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, ata penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuar grumbullime dhe më pas postuan pamjet në rrjetet sociale.


Kështu, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe proceduar penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe janë në kërkim të tjetrit.

Gogi vs Visi: Pamje nga të gjitha perspektivat e garës ndërmjet super-veturave të vozitura nga ‘dy shoferët më të shpejtë shqiptarë’
Lexo po ashtu Gogi vs Visi: Pamje nga të gjitha perspektivat e garës ndërmjet super-veturave të vozitura nga ‘dy shoferët më të shpejtë shqiptarë’

Në këtë drejtim, së paku sipas inicialeve të publikuara nga policia, mund të supozohet se “viktimë” e këtij dënimi është Elvis Kosova, i cili është dënuar me 150.000 lekë (rreth 1200 euro).

Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:

Lezhë

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve. /Telegrafi/