Policia e Kosovës ka gjetur tetë fletëvotime të fotokopjuara në automjetin e një personi në Gjakovë.

Rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 13:00, teksa është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar.

Me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt, ndërkaq është cilësuar si asgjësim i dokumenteve të votimit.

“Gjakovë, 17.11.2021 – 13:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur tetë (8) fletëvotime (të fotokopjuara). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/