LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shtetit për akuzat e PD-së: T’i drejtohet Prokurorisë

Policia e Shtetit për akuzat e PD-së: T’i drejtohet Prokurorisë

Policia e Shtetit ka reaguar pasi selia blu ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, për lidhje me krimin dhe drogën. Në reagimin e saj, policia shprehet se akuzat e PD­së janë të pabaza. Sipas policisë, nuk ka asnjë tërheqje në luftën ndaj krimit dhe paligjshmërisë.

“Policia e Shtetit në respekt të këtij opinioni ka vetëm një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: nuk ka asnjë tërheqje në këtë luftë kundër krimit dhe paligjshmërisë”, thuhet në reagim.

Policia thotë se përgjigja për PD­në është që ky subjekt politik t’i drejtohet Prokurorisë. “Edhe për PD­në përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë”, sqaron më tej policia.

Policia e Shtetit përmbyll deklaratën duke thënë se e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës është ajo ku politika të respektojë ligjet dhe të punohet pa presion politik.