LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë mori pjesë në një operacion në Vjenë, u sekuestruan rreth dy mijë bimë kanabis

Policia e Maqedonisë mori pjesë në një operacion në Vjenë, u sekuestruan rreth dy mijë bimë kanabis
Foto: Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se ka marrë pjesë në një aksion të përbashkët me forcat austriake, në të cilin janë sekuestruar mbi 2000 rrënjë të kanabisit.

Nga MPB informojnë se në këtë aksion i cili është zhvilluar në afërsi të Vjenës, janë arrestuar tre persona.

“Në aksion të koordinuar bashkërisht në territorin e Republikës së Austrisë nga nëpunësit e policisë nga Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë – Njësia për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe nga policia federale e krimeve të Austrisë – Departamenti për luftën kundër krimit të organizuar, gjatë muajit maj në afërsi të Vjenës, u zbuluan tre laboratorë të mëdhenj të paligjshëm për prodhimin e drogës”.

“Këto janë laboratorë të pajisur me pajisje të sofistikuara, të vendosura në bodrumin e tre ndërtesave të banimit, ku u sekuestruan më shumë se 2.000 bimë marihuanë. Gjatë aksionit janë privuar nga liria tre persona që morën pjesë drejtpërdrejt në kultivimin dhe shitjen e mëtejshme të narkotikëve dhe janë pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të krimit të organizuar, i cili operon në disa vende në Evropë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më tej shtojnë se droga e sekuestruar është një larmi e veçantë hibride e kanabisit, me përqindje të lartë të THC (substancë psikoaktive), me emërim rrugor “amnezi”, e cila në tregun e paligjshëm të drogës në vendet e Evropës Perëndimore arrin një çmim deri në 10.000 euro për kilogram, sipas MPB-së.

“Ministria e Punëve Brendshme vazhdon me intensitet të intensifikuar në luftën kundër grupeve kriminale të organizuara vendore dhe ndërkombëtare që merren me trafik droge, në bashkëpunim me Departamentet për krim të organizuar në vendet fqinje, vendet partnere të BE-së, si dhe në koordinim me IPA dhe SELEK”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori